• e hënë, 01 korrik 2024

Dejli mejl: Kampionati botëror në vitin 2034 do të mbahet në Arabinë Saudite - kjo është çështje e zgjidhur

Dejli mejl: Kampionati botëror në vitin 2034 do të mbahet në Arabinë Saudite - kjo është çështje e zgjidhur

Londër, 8 tetor 2023 (MIA) - Kampionati botëror 2034 do të mbahet në Arabinë Saudite. “Daily Mail”, duke iu referuar burimeve pranë drejtuesve të FIFA-s, pohon se zgjedhja tashmë është bërë në favor të vendit të Lindjes së Mesme.

"Organizatori i Kupës së Botës në vitin 2034 në Arabinë Saudite jo vetëm që është i sigurt, por është tashmë një çështje praktikisht e zgjidhur. Paratë kanë folur sërish, kjo ngjarje do t'i sjellë miliarda FIFA-s", thanë për gazetën njerëz të njohur me situatën.

Kjo situatë thuhet se ka irrituar zyrtarët e Australisë, e cila po ashtu është në garë për turneun.

Arabia Saudite pritet të fitojë shumicën e 47 votave në Azi dhe të 54 votave në Afrikë. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR