• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Dega e BDI-së, Tetovë: Zyrtarët e komunës po tentojnë t’i shfrytëzojnë qytetarët e Tetovës për të realizuar agjendat e tyre të dyshimta

Dega e BDI-së, Tetovë:  Zyrtarët e komunës po tentojnë t’i shfrytëzojnë qytetarët e Tetovës për të realizuar agjendat e tyre të dyshimta

25 dhjetor 2023

Zyrtarët e komunës po tentojnë t’i shfrytëzojnë si mish për top qytetarët e Tetovës për të realizuar agjendat e tyre të dyshimta së bashku me partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE.

Në vend që të ju ndihmojnë bizneseve dhe t’ua lehtësojnë veprimtarinë, institucionet komunale po mundohen që me çdo kusht t’i shkatërrojnë ato. I tillë është rasti me prishjen e kiosqeve me arsyen se janë ndërtime pa leje, ndërsa kjo në të vërtetë është veprim i sinkronizuar me VMR0-DPMNE-në për t’i paraprirë heqjes së kryqit në Kodrën e Diellit.

E pyesim kryetarin e komunës së Tetovës dhe njëherit udhëheqës i mafias urbane në qytet, se çfarë borxhi i kanë tetovarët që po i dëmton deri në këtë masë vetëm për të realizuar qëllimet e tij meskine në koordinim me VMRO-DPMNE-në?

Qytetarët e Tetovës asnjëherë nuk kanë rënë pre e agjendave të tilla dhe me këtë veprim do të merrni përgjigjen e merituar nga vetë qytetarët.

Qendra për komunikim,

BDI, Dega Tetovë

________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR