• e diel, 22 dhjetor 2024

Dega e ASH-së në Strugë mirëpriti vendimin e Departamentit të Shtetit për kryetarin e komunës së Strugës Ramiz Merko

Dega e ASH-së në Strugë mirëpriti vendimin e Departamentit të Shtetit për kryetarin e komunës së Strugës Ramiz Merko

Strugë, 23 qershor 2023 (MIA) -  Dega e ASH-së në Strugë, e mirëpret Vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit me të cilin Kryetari i Komunës së Strugës, Ramis(z) Merko dhe familjarët e tij shpallen PERSONA NON GRATA në SHBA.

"Me këtë Vendim të DASH – it Amerikan, konfirmohen të vërteta dhe plotësisht të sakta, të gjitha denoncimet dhe reagimet e deritanishme në kontinuitet të ASH – së, - Dega në Strugë, që kanë të bëjnë me Korupcionin madhor, ndërhyrje në procedurat gjyqësore, përvetësim të fondeve publike, duke shkaktuar dëmtim të besimit të opinionit në institucionet dhe zyrtarët demokratik të shtetit",u theksua në deklaratën e sotme të dhënë me rastin e vendimit të SHBA-së.

Pra sipas Aleancës për Shqiptarët, atë çka nuk e bëri për 20 vite Prokuroria, Gjyqësia, dhe organet e tjera kompetente për luftë kundër korupcionit, e bëri partneri strategjik i Maqedonisë së Veriut, pra SHBA, duke i dhënë në këtë mënyrë një "shuplakë të fortë të gjithë atyre dhe instancave të tjera ligjzbatuese që kanë për obligim të mundësojnë funksionimin e shtetit të së drejtës, e që tashmë kanë dështuar në luftën e tyre kundër korupcionit, për çka duhet të mbajnë edhe përgjegjësi".

Ashtu siç duhet të mbajë përgjegjësi edhe Kryetari i Komunës së Strugës, Ramis(z) Merko me tarafin e tij tashmë politiko – kriminal, i cili një orë e më parë duhet të liroj karrigen e tij që Struga dhe struganët të dalin nga pengmarrja dhe të punojnë fortë për të ardhmen e tyre dhe fëmijët e tyre, theksojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Pra Ramis(z) Merko, leri egot personale, kuptoje përgjegjësinë e momentit, ik, liroje karrigen, lironi organet përkatëse të merren pa presionin e pushtetit tënd, mos e mbaj të gjithë Strugën nën Akuzë sepse nuk e meriton.

"Vendimi i DASH – it, - Amerikan, hap faqe të re në politikbërjen në Komunën e Strugës, e me këtë Struga, sot dhe në të ardhmen e para do të dëshmoj në këtë shekull se mbaroj era e "të fortëve" mbaroj era e "të gjithë pushtetshmëve" dhe mbaroj era e "të paprekshmëve dhe të pandëshkuarve"  për shkak se çdokush një ditë do të duhet të japë llogari para organeve të drejtësisë, nëse jo para gjyqësisë instucionale – patjetër para gjyqit të popullit", e kjo ditë sipas ASH-së është shumë afër.

Dega e ASH-së duke u nisur nga serioziteti i arsyetimeve dhe shkallës së lartë të krimit për të cilin është marrë Vendimi i Departamentin e Shtetit Amerikan, kërkon nga Organet Kompetente, të kthejnë dinjitetin e humbur të funksionimit të tyre, të hapin lëndë përkatëse dhe akuzat në fjalë të trajtohen në procedurë gjyqësore dhe të merret Vendimi i merituar ligjor. sa/

Foto: ASH

QËNDRONI TË LIDHUR