• e martë, 24 dhjetor 2024

Debati rreth amendamenteve për ribalancin e buxhetit vazhdon nesër

Debati rreth amendamenteve për ribalancin e buxhetit vazhdon nesër
Shkup, 1 korrik 2022 (MIA) - Në Kuvend pasditen e sotme, në seancën e Komisionit për Financim dhe Buxhet, ka vazhduar debati i amendamenteve për ribalancimin e buxhetit për këtë vit. Kjo është dita e nëntë e debatit të amendamenteve, i cili do të vazhdojë nesër në orën 11:00. VMRO-DPMNE-ja opozitare, përmes amendamenteve të propozuara, po përpiqet, siç thanë, të avancojë gjërat në disa fusha në të mirë të qytetarëve dhe ekonomisë. Për dallim prej tyre, shumica qeveritare është e mendimit se përllogaritja e projektuar do të sigurojë ciklin e investimeve dhe mbrojtjen e standardeve të qytetarëve. Anëtarët e Komisionit kanë shqyrtuar sot 50 amendamente, por asnjë nuk është pranuar. Amendamentet kishin të bënin më së shumti me bujqësinë, hidrosistemet dhe  rrjetet e ujërave të zeza. Janë dorëzuar gjithsej 204 amendamente, nga të cilat mbi 170 nga grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së, 28 nga Aleanca për Shqiptarët dhe dy nga shumica parlamentare. Sipas Rregullores për punë, debati i amendamenteve zgjat dhjetë ditë dhe pritet të përfundojë nesër. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR