Debati për Propozim-buxhetin për vitin 2026 në komisionin amë më 14 nëntor
- Javën e ardhshme, të premten fillon debati rreth Propozim-buxhetit për vitin 2026 në Komisionin Parlamentar për Financa dhe Buxhet. Deri të hënën, më 10 nëntor, është afati i fundit deri në të cilin deputetët mund të paraqesin amendamente në Propozim-buxhetin, ndërsa sipas paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, pritet më 9 dhjetor të mbahet seanca plenare.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 14:41, 8 nëntor, 2025
Shkup, 8 nëntor 2025 (MIA) - Javën e ardhshme, të premten fillon debati rreth Propozim-buxhetit për vitin 2026 në Komisionin Parlamentar për Financa dhe Buxhet. Deri të hënën, më 10 nëntor, është afati i fundit deri në të cilin deputetët mund të paraqesin amendamente në Propozim-buxhetin, ndërsa sipas paralajmërimeve të kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, pritet më 9 dhjetor të mbahet seanca plenare.
Të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në 374.7 miliardë denarë, shpenzimet në 413.9 miliardë denarë, ndërsa investimet kapitale në 40.5 miliardë denarë ose 650 milionë euro.
Rritja ekonomike për vitin e ardhshëm është projektuar në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5 dhe deficiti buxhetor në 3,5 për qind të PBB-së.
Sipas Ministres së Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, Propozimi i Buxhetit mbulon të gjitha politikat kryesore që do të zbatohen në periudhën e ardhshme, me një qëllim të qartë - përshpejtimin e rritjes ekonomike dhe paralelisht, konsolidimin gradual fiskal.
"Do të vazhdojmë me masat për uljen e ekonominë gri dhe rritjen e pagesës së të ardhurave buxhetore. Buxheti do të bazohet në projeksione reale - të ardhurat do të planifikohen sipas mundësive reale, ndërsa shpenzimet do të orientohen drejt prioriteteve strategjike. Do të vazhdojë konsolidimi gradual fiskal dhe menaxhimi i disiplinuar i financave publike, me qëllim efikasitet dhe përgjegjësi më të madhe në shpenzimin e fondeve buxhetore. Do të ulen shpenzimet jo-thelbësore, ndërsa mbështetja për qytetarët dhe ekonominë do të zbatohet sipas kritereve të qarta dhe me monitorim të shtuar", theksoi ministrja e Financave më 28 tetor, duke prezantuar Propozim-buxhetin.
Foto: Arkivi i MIA-s