• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Debati për ndryshimet në LMP në lidhje me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d vazhdon pasdite

Debati për ndryshimet në LMP në lidhje me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10 d vazhdon pasdite

Shkup, 12 prill 2023 (MIA) - Komisioni kuvendor për Punë dhe Politikë Sociale sot në ditën e dytë me radhë e vazhdoi debatin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Marrëdhënie Pune, me procedurë të shkurtër, i cili është pjesë e pakos së ligjeve në lidhje me ndërtimin e korrridoreve 8 dhe 10d.

Rendi i ditës i mbledhjes së sotme në Komision ishte miratuar me shtatë vota "për" dhe asnjë "kundër" ose "të përmbajtur". Deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare nuk votuan. 

Në fjalimin procedural zëvendës-koordinatorja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska theksoi se partia nuk do të bëjë bllokadë aktive në Kuvend, por potencoi se për këtë Propozim-ligj kanë ngritur "dy amandamente thelbësore - njëri që të shfuqizohet java e punës prej 60 orëve dhe i dyti që të shfuqizohet ekskluziviteti i ministres së Punës dhe Politikës Sociale".

"Gjithçka për çka kritikoni ju, e zbatoni në mënyrë të trefishtë, pesëfishtë. Ata që ju kanë urdhëruar që ta nënshkruani këtë propozim, i kanë përzier gishtat, por ju jeni nënshkruesit edhe për çdo nënshkrim do të përgjigjeni një ditë", tha Stojanovska. 

Pas kësaj kryetari i Komisionit, Elmi Aziri dha pauzë për shkak të, siç tha, numrit të madh të amandamenteve që janë parashtruar në Propozim-ligj. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR