• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Debati për amendamentet pas ribalancit të buxhetit vazhdon të hënën - miratohet një amendament

Debati për amendamentet pas ribalancit të buxhetit vazhdon të hënën - miratohet një amendament

Shkup, 11 korrik 2025 (MIA) - Debati për amendamentet pas rebalancit të Buxhetit në shtëpinë ligjvënëse vazhdon të hënën, pasi sot, në seancën e 39-të të Komisionit për financim dhe buxhet, u miratua një amendament i paraqitur nga deputetët e pushtetit, ndërsa nuk u miratua asnjë amendament i propozuar nga deputetët e opozitës.

Në seancë u diskutuan gjithsej 31 amendamente, nga të cilat u pranua vetëm amendamenti i paraqitur nga deputetët e pushtetit, i cili kishte të bënte me sigurimin e mjeteve në vlerë prej 50 milionë denarësh për pagesën e kompensimit për të drejtën e një ndihme të veçantë që e shfrytëzojnë personat me aftësi të kufizuara deri në 26 vjeç dhe personat mbi 26 vjeç, përkatësisht për personat me aftësi të kufizuara.

Një pjesë e amendamenteve të paraqitura nga deputetët e Frontit Evropian dhe të Majtës, i referoheshin rindërtimit të IK Teatrit Turk - Shkup, rindërtimit të Teqesë Arabat Baba ose Sersem Ali Baba në Tetovë, Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj - Shkup, blerjes së autoambulancave dhe sigurimit të fondeve për punësime të reja të komunitetit turk te Avokati i Popullit, si dhe fondeve për punësim në të gjithë sistemin gjyqësor.

Deputeti nga radhët e Frontit Evropian, Sali Murati, duke shpjeguar amendamentin e paraqitur në lidhje me rindërtimin e IK Teatrit Turk - Shkup, theksoi se Teatri është një institucion me interes kombëtar, sepse, sipas tij, Teatri është themeluesi i teatrit në Maqedoni. Ai theksoi se dhjetëra aktorë nga ansambli i Teatrit Turk - Shkup luajnë në seriale në Republikën e Turqisë.

Në shpjegimin e amendamentit të paraqitur në lidhje me rindërtimin e Teqesë Arabat Baba ose Sersem Ali Baba në Tetovë, deputetja e Frontit Evropian, Arbana Pasholli, theksoi se ajo është një trashëgimi shpirtërore për popullsinë vendase dhe se rindërtimi i objektit do të kontribuojë në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit. Lidhur me amendamentin në lidhje me Teatrin Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj – Shkup, deputetja e Frontit Evropian, Dijana Toska, shpjegoi sfidat me të cilat përballet Teatri dhe theksoi se pas largimit të saj nga pozicioni i drejtoreshës së Teatrit Shqiptar për Fëmijë dhe të Rinj, ata u përballën me mungesë të burimeve financiare për të paguar faturat e ujit dhe energjisë elektrike.

Më herët në fillim të seancës, kryetarja e Komisionit Sanja Llukarevska informoi se grupi parlamentar i së Majtës i kishte dërguar një letër ku thuhej se kishin vendosur të tërhiqnin disa nga amendamentet e tyre.

Në pjesën e parë të seancës, u miratuan amendamentet e paraqitura që u refuzuan në lidhje me ndërtimin e teleferikut Tetovë - Kodra e Diellit, financimin e stadiumit në Tetovë, blerjen e pajisjeve mbrojtëse për kulturat bujqësore nga breshëri, qendrat shtetërore të blerjes së produkteve bujqësore në Prilep dhe Strumicë, ndërtimin e një kopshti fëmijësh në fshatin Sfillare në Komunën e Sarajit, ndërtimin e një shtëpie të pleqve në Shkup dhe projekte të tjera infrastrukturore në disa vendbanime.

Seanca e Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet me debatin e amendamenteve për ribalancin e Buxhetit vazhdon të hënën në orën 13:00. sa/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR