• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Debati i amendamenteve për buxhetin e vitit 2024: Opozita kërkon financim për rikonstruimin e rrugëve

Debati i amendamenteve për buxhetin e vitit 2024: Opozita kërkon financim për rikonstruimin e rrugëve

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Amendamentet e opozitës për sigurimin e financave nga buxheti i ri shtetëror për ndërtimin e rikonstruimin e rrugëve lokale, rrethrrotullimeve dhe autostradave, ishin në fokus të debatit të pasdites në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet në suaza të debatit të amendamenteve për Propozim buxhetin  për vitin 2024.

Deputetët e opozitës theksuan se ka shumë rrugë të cilat, siç theksuan, janë të pasigurta, dhe porositën se nevojiten rikonstruime të menjëhershme.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Mirçe Axhioski vlerësoi se pushteti në periudhën e kaluar nuk ka pasur realizim të investimeve kapitale.

Ai shtoi se borxhet janë rritur vazhdimisht dhe janë në rritje, duke theksuar se edhe pse vendi është në mbi borxhe, janë miratuar ligje të reja për huamarrjen.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, gjithashtu propozuan një amendament në lidhje me aksin rrugor Manastir-Demir Hisar-Kërçovë, duke akuzuar se është i pasigurt.

Deputetja e LSDM-së Marija Koçovska, reagoi se në atë aks rrugor në periudhën e fundit ka pasur realizim.

Në replikë deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski vlerësoi se rruga është në "gjendje të dëshpëruar".

Ndër të tjera, opozita propozoi amendament për ndarjen e mjeteve në vlerë prej 200 milionë denarë për fillimin e ndërtimit të autostradës nga Strumica deri në kufirin me Bullgarinë.

Deputetët e LSDM-së theksuan se në periudhën e kaluar janë realizuar shumë projekte lokale përmes të cilave janë investuar edhe në infrastrukturën rrugore në zonat e banuara.

Debati i amendamenteve në Komisionin për Financim dhe Buxhet vazhdon nesër. sa/

Foto: Printskrin

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR