• e premte, 05 dhjetor 2025

Debate të hapura publike për Draft-Rregulloren dhe Draft-udhëzimin e ASHMAA

Debate të hapura publike për Draft-Rregulloren dhe Draft-udhëzimin e ASHMAA

Shkup, 22 korrik 2025 (MIA) - Këshilli i Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale njoftoi sot se në seancën e 5-të të mbajtur më 21 korrik të vitit 2025 miratoi  Draft-Udhëzimin për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit për konfirmimin e raporteve për reklamim politik të emituar të paguar.

"Agjencia u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara, me mendimet dhe propozimet e tyre të marrin pjesë në debatin publik për Draft-Udhëzimin dhe të njejtat në formë të shkruar t'i dorëzojnë përmes rrugës elektronike në e-adresën contact@avmu.mk.  Debati publik do të zgjasë 45 ditë, deri më 5 shtator të vitit 2025", citojnë nga ASHMAA.

Në seancën e njejtë Këshilli i Agjencisë ka marrë edhe Draft-Rregullore për punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale.

Agjencia u bën thirrje të gjitha palëve të interesuara, me mendimet dhe propozimet e tyre të marrin pjesë edhe në debatin publik për Draft-Rregulloren dhe të njejtat në formë të shkruar t'i dorëzojnë përmes rrugës elektronike në e-adresën contact@avmu.mk.

Debati publik, në lidhje me Draft Rregulloren, siç kumtojnë nga ASHMAA, do të zgjasë 30 ditë, deri më 20 gusht të vitit 2025. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR