• e martë, 24 dhjetor 2024

Debat publik “sipërmarrësia, inovacioni dhe liritë ekonomike”

Debat publik “sipërmarrësia, inovacioni dhe liritë ekonomike”

Shkup, 11 prill 2023 (MIA) - Qendra për Ekonomi Austriake nga Vjena dhe Fakulteti Juridik "Justiniani i Parë" nga Shkupi sot organizojnë debat publik me temën "sipërmarrësia, inovacioni dhe liritë ekonomike".

Debati publik është në kuadër të 2023 Free Market Road Show®. Free Market Road Show është një iniciativë evropiane për promovimin e parimeve të ekonomisë së tregut dhe paraqet një tubim të liderëve të shquar të biznesit, shkencëtarëve dhe studentëve, krijuesve të mendimit publik, ekspertëve për politika, diplomatëve dhe grupeve të tjera të interesit që diskutojnë për çështje aktuale shoqërore.

Folës në ngjarje do të jenë Dan Miçell, ekonomist në fushën e politikave publike, Uashington, SHBA, Amir Shani, profesor në Universitetin Ben Gurion në Izrael, Admir Çavaliq, themelues dhe drejtor i organizatës libertariane "Multi", BeH, Boshko Karaxhov, profesor i filozofisë dhe studiues shkencor, Verica Jordanova, gazetare, eksperte për marrëdhënie me publikun dhe drejtor i Ivovativnost.mk, si dhe Stefan Smiljanoski nga “Brainster”. ar/


 Foto: Arkivi i MIA-s


 

QËNDRONI TË LIDHUR