Debat publik për rregullat e administrimit të garancive për origjinën e energjisë elektrike
- Operatori kombëtar i tregut të energjisë elektrike MEMO SHPKNJP Shkup, me mbështetjen e Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, sot organizon debat publik për rregullat për administrimin e garancive për origjinën e energjisë elektrike (Guarantees of origin, GOs).
- Post By Qefsere Abduli
- 08:18, 5 mars, 2025

Shkup, 5 mars 2025 (MIA) - Operatori kombëtar i tregut të energjisë elektrike MEMO SHPKNJP Shkup, me mbështetjen e Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, sot organizon debat publik për rregullat për administrimin e garancive për origjinën e energjisë elektrike (Guarantees of origin, GOs).
Debatin publik, siç u paralajmërua, do ta hap ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në prani të përfaqësuesve të aktorëve përkatës në sektorin e energjisë, kompanive private dhe përfaqësuesve të odave ekonomike. Është parashikuar edhe fjalim i Zoran Gjorgjievskit, menaxher i MEMO SHPKNJP Shkup.
Garancioni për origjinën është dokument elektronik, qëllimi i të cilit është sigurimi i dëshmisë për konsumatorët se një pjesë ose sasi e caktuar e energjisë prodhohet nga burimet e rinovueshme të energjisë. Garancitë e origjinës përdoren në Bashkimin Evropian me qëllim monitorimin dhe verifikimin e origjinës së energjisë elektrike, me çka promovohet përgjegjësia ekologjike, transparenca dhe besimi i konsumatorëve në tregun e energjisë.
MEMO do të vendos dhe mirëmbajë regjistrin e Garancive të origjinës, gjegjësisht nxjerrjen e tyre, regjistrimin e transmetimit, njohjen, shfuqizimin ose anulimin e tyre. qa/bsh/
Foto: Arkivi i MIA-s