Debat publik për Propozim -ligjin e nëpunësve administrativ dhe të punësuarve në sektorin publik
- Në Komisionin parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive sot duhet të mbahet debat publik për versionet e punës të disa ligjeve për nëpunësit administrativ dhe të punësuarve në sektorin publik.
- Post By Fami Bajrami
- 07:43, 28 tetor, 2024

Shkup, 28 tetor 2024 (MIA) - Në Komisionin parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive sot duhet të mbahet debat publik për versionet e punës të disa ligjeve për nëpunësit administrativ dhe të punësuarve në sektorin publik.
Në debat publik duhet të shqyrtohet Propozim- ligji për nëpunësit administrativ, Propozim- ligji për të punësuarit në sektorin publik dhe Propozim- ligji për ngritjen profesionale dhe trajnimin e nëpunësve administrativ. rq/
Foto: arkivi i MIA-s