• e enjte, 05 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Debat publik për përcaktimin e kandidatit për zgjedhje të anëtarit të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi

Debat publik për përcaktimin e kandidatit për zgjedhje të anëtarit të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi

Shkup, 1 prill 2025 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është duke u zhvilluar debat publik për përcaktimin e listës së propozuar të kandidatëve të paraqitur pas Vendimit për shpalljen e thirrjes publike për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi. Para anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe përfaqësues të institucioneve dhe organizatave joqeveritare, dy nga tetë të paraqiturit shpjeguan kandidaturën e tyre dhe iu përgjigjën pyetjeve.

David Tasevski, psikolog i diplomuar dhe magjistër i shkencave psikologjike nga Shkupi, përmendi se në punën e tij 12 vjeçare ka fituar përvojë dhe njohuri, veçanërisht me grupet e margjinalizuara dhe ka parë shumë forma të diskriminimit. Në përgjigjet gjatë diskutimit ai përmendi se diskriminimi mund të ndikojë në shëndet dhe të ketë ndikim negativ në jetën e njerëzve. Ai paraqiti iniciativa deri tek komisioni dhe u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm. Beson se zgjedhja e tij do të kontribuojë në ndryshimin e ligjit për diskriminimin dhe se kjo paraqitje do të dënohet.

Tanja Kikerekova, juriste e diplomuar nga Shkupi, në sqarimin para Komisionit theksoi se ka përvojë 27 vjeçare dhe ka punuar në Ministrinë e Drejtësisë në departamentin për të drejtat e njeriut dhe ka kontribut të rëndësishëm në këtë fushë.

Në përgjigjet e pyetjeve për diskriminimin sistemik dhe nevojën për përfshirje, përmendi se është e nevojshme të ndryshohen dispozitat në ligje dhe aftësia afariste e personave me aftësi të kufizuara dhe të mundësohet qasja fizike për institucionet në mënyrë që ata të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre. Sa i përket barazisë gjinore, ajo do të avokojë për zbatimin e rekomandimeve të KB-së dhe përfshirjen e tyre në trajtimin e ankesave. Në pyetjen rreth përmirësimit të situatës me dhunën në familje dhe femicidën, përmendi se duhet të përmirësohet puna e shërbimeve në fushën e parandalimit dhe në procedurat për të shqyrtuar nëse nëpunësit civilë janë përgjegjës për dhunën me bazë gjinore.

Pas pauzës të cilën dha kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërime, Gjorgjija Sajkoski, duhet të japin arsyetimin e tyre edhe kandidatët e tjerë: Mile Stojanovski jurist i diplomuar nga f. Miladinovci, komuna e Ilindenit, Natasha Amdiju, juriste e diplomuar dhe magjistre e shkencave juridike nga Shkupi, Vecko Zdraveski, i diplomuar për shkenca politike nga Kërçova, Vesna Markovska, juriste e diplomuar dhe magjistre e shkencave juridike nga Shkupi, Goran Neshevski, jurist i diplomuar nga Shkupi dhe Lençe Kocevska, juriste e diplomuar nga Shkupi. rq/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR