Debat publik për ndryshime ligjore për gjelbërim urban dhe planifikim urbanistik
- Në organizim të Institutit të gjelbër, sot në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit do të mbahet debat publik për ndryshime ligjore për gjelbërim urban dhe planifikim urbanistik.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:41, 6 korrik, 2023
Shkup, 6 korrik 2023 (MIA) - Në organizim të Institutit të gjelbër, sot në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit do të mbahet debat publik për ndryshime ligjore për gjelbërim urban dhe planifikim urbanistik.
Në debat janë të ftuar kryetarja e Qytetit të Shkupit, kryetari dhe anëtarët e Këshillit të Qytetit të Shkupit, përfaqësues të shërbimeve të qytetit dhe të NP "Parqe dhe gjelbërim", komunat në Qytetin e Shkupit, komisionet për planifikim urbanistik të formuara nga komunat dhe Qyteti i Shkupit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, shoqatat e qytetarëve: Qyteti i gjelbër human, Nisma O2, Shëndeti para prëfitimit, Të Gjelbrit nga Gazi Baba, Për shpëtim të Vllaes, Përzhino, Në mbrojtje të Bunjakovecit dhe të tjera, Oda e inxhinierëve dhe arkitektëve të autorizuar, Asociacioni i arkitektëve, përpunues të planeve urbanistike dhe palë dhe qytetarë të interesuar.
Debati është pjesë e projektit "Më shumë gjelbërim për Shkup rezistent" që po zbatohet në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit dhe Fakultetin për shkenca të pylltarisë, arkitekturë peisazhi dhe eko-inxhiniering "Hans Em", në partneritet me organizatat qytetare Florozon dhe Lobi i grave të vendit. Qëllimi i projektit është të përmirësohet gjendja me gjelbërimin në qytet përmes ndryshimeve ligjorte dhe intervenimeve të tjera, e me atë edhe të parandalohet dukuria e ishujve ngrohës, të ulet ndotja me gazra të qelqtë dhe të përmirësohet silëcia e jetës në Qytetin e Shkupit. Të gjitha palët e prekura do të marrin pjesë në reformat ligjore me qëllim të mbrojtjes së gjelbërimit dhe klimës. Ekipe të ekspertëve nga sfera e urbanizmit, pylltarisë dhe së drejtës i analizuan dhe hulumtuan harmonizimin e dnërsjelltë dhe funksionalitetin e lpigjeve për gjelbërim urban, planifikim dhe ndërtim urbanistiksi dhe rregulloret adekuate, planet urbanistike me lëshimet e të cilave është dëmtuar gjelbërimi, gjendja me kadastrin e pambaruar dher të harruar të gjelbër dhe pikëpamjet e grave dhe burrave për nevojën e tyre për gjelbërim publik, qasja e gjelbërimit drejt shtëpive dhe ndikimi ndaj shëndetit të tyre fizik dhe mendor. ab/
foto: Instituti i gjelbër