• e martë, 03 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Debat publik për Draft-strategjinë për hulumtime gjeologjike dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve minerale

Debat publik për Draft-strategjinë për hulumtime gjeologjike dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve minerale

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale sot në amfiteatrin e Fakultetit teknologjik-metalurgjik në Shkup do të organizojë debat publik për Draft-raportin për vlerësimin strategjik të mjedisit jetësor të Draft-strategjisë për hulumtime gjeologjike dhe shfrytëzim të qëndrueshëm të burimeve minerale të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2025-2045.

Ministria u bëri thirrje të gjitha palëve të interesuara – institucioneve, ekspertëve, komunitetit akademik, sektorit civil dhe biznesit – që të përfshihen aktivisht në krijimin e strategjisë.

"Qëllimi ynë është që ky dokument, i përgatitur nga shkencëtarë dhe ekspertë me renome, të ndjek standardet më të larta dhe të sigurojë zhvillim të qëndrueshëm dhe efikas të vendit në dy dekadat e ardhshme", kumtoi Ministria.

Në debat do të prezantohet Draft-raporti dhe Draft-strategjia, pas çka do të vijojë diskutim. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR