Debat publik në Universitetin "Nënë Tereza" për propozim-ligjin për arsimin e lartë
- Debat publik për propozimin për Ligj të ri për arsimin e lartë do të mbahet sot pasdite në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, në prani të ministres së Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.
Shkup, 18 shkurt 2026 (MIA) - Debat publik për propozimin për Ligj të ri për arsimin e lartë do të mbahet sot pasdite në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, në prani të ministres së Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska.
Ky është një nga seria e debateve të cilëtm sipas paralajmërimit të ministres, do të zhvillohen në universitetet e vendit për të dëgjuar mendimet e profesorëve për ligjin e propozuar.
Ai ëshë vendosur edhe në Regjistrin kombëtar të regulloreve (ENER) për propozime dhe sugjerime, ndërsa MASH hapi edhe email-adresa të posaçme në të cilat palët e interesuara mund të dërgojnë komente në lidhje me këtë ligj dhe për propozim-ligjin për cilësinë në arsimin e lartë, i cili gjithashtu është në ENER.
Ministrja Janevska tre ditë më parë paralajmëroi se MASH do të mbajë takim me të gjithë profesorët që dëshirojnë të marrin pjesë në debatin publik, ku do të diskutohen nenet kontestuese.

Ajo tha se debati publik për Propozim-ligjin për Arsimin e Lartë nuk ka përfunduar ende dhe se Ministria pret vërejtje zyrtare nga universitetet. Paralajmëroi se këtë javë, në marrëveshje me universitetet, Ministria do t'i vizitojë ato për një debat publik.
"Debati publik nuk ka përfunduar ende, ende presim vërejtje. Çdo gjë që e konsiderojmë të arsyeshme do të pranohet. Çdo gjë që e konsiderojmë se mund të jetë problem do të diskutohet. Kjo do të thotë një takim i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës me të gjithë profesorët që duan të marrin pjesë në debatin publik, ku do të diskutojmë nenet kontestuese dhe shoh se në pjesën më të madhe nuk ka vërejtje. Disa nene mbeten kontestuese për të cilat duhet të biem dakord dhe të diskutojmë", deklaroi Janevska të dielën për mediat. ls/
Foto: MIA