• e hënë, 07 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Debat publik me rastin e Javës së këmbësorëve

Debat publik me rastin e Javës së këmbësorëve

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Në Fakultetin për siguri në Shkup sot do të mbahet debat pubik "Siguria e këmbësorëve – përgjegjësi e të gjithë neve”, me rastin e Javës së këmbësorëve.

Debatin e organizon Këshilli republikan për siguri në trafikun rrugor (KSHSTRR) në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Fakultetin për Siguri.

Është paralajmëruar pjesëmarrja e ekspertëve nga fusha e komunikacionit dhe përfaqësuesve të institucioneve kompetente, ndërsa fjalim do të ketë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

KSHSTRR kumtoi se qëllimi i debatit është "të potencojë rëndësinë e sigurisë së këmbësorëve në trafik, t'i theksojë sfidat me të cilat ato përballen dhe të promovojë sjelljen e përgjegjshme nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion". rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR