• e enjte, 05 shtator 2024

Debat "Përforcimi i bashkëpunimit mes Qeverisë dhe shoqërisë civile"

Debat

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - "Përforcimi i bashkëpunimit mes Qeverisë dhe shoqërisë civile", është debati i sotëm që do të mbahet në organizim të Qendrës qytetare për resurse në hapësirat e saj në Shkup.

"Shoqëria e zhvilluar civile kontribuon për përforcimin e vlerave demokratike dhe inkurajon ndërgjegjësimin qytetar. Që të mund organizatat e shoqërisë civile të përgjigjen në mënyrë efektive ndaj sfidave sociale dhe nevojave të qytetarëve, nevojitet bashkëpunim funksional me Qeverinë dhe institucionet", kumtuan nga Qendra qytetare për resurse.

Në vijim është zbatimi i Strategjisë së katërt të Qeverisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile (2022-2024), e cila duhet të sigurojë ambient stimulues dhe të qëndrueshëm për funksionimin e papenguar dhe veprim të pavarur të organizatave civile. Vetëm organizatat e tilla, thuhet në kumtesë, kontribuojnë në përforcimin e menaxhimit demokratik, i reflektojnë interesat dhe nevojat e qytetarëve dhe përfshihen në dialogun strukturor.

"Me këtë ngjarje do të stimulohet diskutim edhe për zbatimin e Strategjisë, funksionimin e Këshillit për bashkëpunim mes Qeverisë dhe shoqërisë civile, financimin shtetëror për organizatat civile dhe një sërë të çështjeve tjera relevante. Konkludimet nga debati do të përqëndrohen në hapat dhe aktivitetet e ardhshme të nevojshme, të rëndësishme për përforcimin e bashkëpunimit mes Qeverisë dhe organizatave civile", thonë nga Qendra qytetare për resurse.

Në debatin janë ftuar përfaqësues nga organizatat civile, institucionet shtetërore, komunitetin e donatorëve dhe persona tjerë relevantë. bsh/

Foto: QQR

QËNDRONI TË LIDHUR