• e hënë, 23 dhjetor 2024

Debat: Përfitimet e Procesit të Berlinit, tarifat më të ulëta të roaming-ut një bazë për përpjekje më ambicioze

Debat: Përfitimet e Procesit të Berlinit, tarifat më të ulëta të roaming-ut një bazë për përpjekje më ambicioze

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Përfitimet e procesit të Berlinit janë të rëndësishme për vendet pjesëmarrëse dhe ekonomitë e tyre, si dhe bashkëpunimi i ndërsjellë, ndërsa tarifat më të ulëta të roaming janë bazë për përpjekje edhe më ambicioze, vlerësuan pjesëmarrësit në panel diskutim "Përfitimet e procesit të Berlinit për Maqedoninë e Veriut: Rishikim i punës së bërë në fushën e tregut të përbashkët rajonal me fokus në roaming", i cili mbahet sot në Shkup, organizuar nga Instituti për Demokraci (IDSCS). 

"Është arritur një marrëveshje në kuadër të procesit të Berlinit dhe me këtë ka përfitime që shkojnë në favor të ekonomisë dhe vendeve pjesëmarrëse", tha kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane, Arbër Ademi.

Para Samitit në Tiranë, kujton Ademi, është miratuar një deklaratë për sa më shumë dimension parlamentar të gjithë procesit.

"Vendet pjesëmarrëse duhet të jenë të pranishme në të gjithë procesin e përcaktimit të agjendës dhe krijimit të politikave, dhe sigurisht pjesa e zbatimit është puna jonë, sepse duke marrë parasysh atë që ndodhi sot, marrëveshjet u ratifikuan nga parlamentet, por edhe nga Kuvendi ynë, tha Ademi.

Ambasadorja e Gjermanisë federale, Petra Dreksler, theksoi se Qeveria e Gjermanisë është e përkushtuar ndaj procesit të Berlinit.

Kancelari Olaf Sholc në Samitin në Tiranë, theksoi ambasadorja, edhe një herë i theksoi përfitimet e procesit të Berlinit që mund t'i presin qyetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nisma për uljen e tarifave të roaming-ut që filloi në vitin 2017, sipas ambasadores Dreksler, është një arritje me të cilën të gjithë mund të krenohemi dhe një lloj themeli për përpjekje edhe më ambicioze.

Qëllimi i panelit diskutimit është inicimi i një dialogu rreth angazhimeve të ndërmarra nga Procesi i Berlinit, përmes prezantimit të sukseseve dhe sfidave të deritanishme të Procesit të Berlinit që janë pjesë e planeve të veprimit për zbatimin e tregut të përbashkët rajonal dhe agjendën e gjelbër. Gjithashtu do të debatohet edhe për aktivitetet e ardhshme dhe për përcaktimin e rolit të autoritetit legjislativ.

Ngjarja është pjesë e projektit "Diplomacia Parlamentare: Bashkëpunim rajonal përmes  rritjes së dialogut parlamentar" i mbështetur nga Ministria gjermane federale e Punëve të Jashtme. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR