• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Debat për raportin e KE-së për vendin para Këshillit Kombëtar për Eurointegrime

Debat për raportin e KE-së për vendin para Këshillit Kombëtar për Eurointegrime

Shkup, 17 nëntor 2023 (MIA) - Shumica parlamentare dhe opozita me dioptri të ndryshme e shohin Raportin e Komisionit Evropian për progresin e vendit për vitin 2023.

Në seancën e sotme të përbashkët të Komisiont Kuvendor për Çështje Evropiane dhe të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane, euroambasadori Dejvid Gir theksoi se Raporti është shumë i sinqertë por i drejtë dhe vë në dukje fushat  ku nuk është arritur progres veçanërisht për ato fusha të cilat KE-ja i konsideron aq të rëndësishme dhe i përshkruan si pjesë e bazave në negociatat inkuadruese.

Ai u ndal në Kuvendin dhe tha se në Raport shprehet brenga për polarizim politik që ndikonte mbi punën e shtëpisë ligjvënëse me të cilën anulohen reformat e nevojshme,

"Procesi i inkuadrimit drejt BE-së kërkon konsensus ndërmjet partive politike pikërisht për reformat kyçe. Raporti vëren përdorimin e tepruar dhe ndonjëherë të papërshtatshëm të procedurave të përshpejtuara. Ne kërkojmë që flamuri i BE-së të përdoret kur lidhet drejtpërdrejt me miratimin e ligjeve, qëllimi kryesor i të cilave është respektimi i normave të BE-së dhe jo shkurtimi i debatit për çështje të rëndësishme. Ka keqpërdorim të flamurit në rastin e ndryshimeve në ligjet penale dhe ligjet lidhur me korridoret rrugore 8 dhe 10D Behtel dhe Enka", tha Gir.

Ai tha se raporti nuk është një gjykim në lidhje me atë që punohet por është një moment i cili duhet të inspirojë dhe motivojë, tregon se ku ekzistojnë mangësi lidhur me përparimin dhe ku realisht ka progres, dhe një udhërrëfyes ku duhet të fokusohen reformat e mëtejshme dhe të vendoset.

"Klasteri i parë Themelet ka të bëjë me negociatat inkuadruese Zyra planifikon të ndihmojë në këtë pjesë për shtetin të përmbushë ato gjëra për të cilat është përkushtuar  të harmonizohen me Bullgarinë. Shfrytëzimi i mjeteve nga Plani për rritje do të lidhet me përparimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Janë siguruar 6 miliardë euro nga të cilat 4 miliardë janë grante dhe 2  miliardë kredi, duam që planin ta vendosim në funksion në fillim të vitit të ardhshëm dhe të sjellë përfitime për qytetarët. E juaja është ta pranoni këtë mundësi dhe ta shndërroni në realitet", tha Gir.

Zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq theksoi se Pakoja për zgjerim e KE-së këtë vit dallohet nga raportet e mëparshme në disa fusha, sepse Strategjia për zgjerim dhe Raportet për progresin i llogarisin në një kontekst të veçantë gjeopolitik që ndikon në luftën në Ukrainë dhe veprimet aktuale në Lindjen e Mesme, për shkak të së cilës sërish e imponuan çështjen e zgjerimit të BE-së më shpejtë se sa pritej.

Ai tha se kjo nxiti një qasje të re për përshpejtimin e procesit të zgjerimit nga Brukseli, i cili solli dy risi, përkatësisht zgjerimin e vendeve të përfshira në Paketën e Zgjerimit - Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia, dhe Plani për rritjen e ekonomive të Ballkanit Perëndimor, me të cilin përshpejtohet mbështetja e rajonit në rrugën drejt BE-së, pra një dinamikë e re në proceset integruese dhe reformuese evropiane. Në kuadër të Planit të Rritjes, shtoi ai, një miliardë euro janë potencialisht në dispozicion për vendin dhe transferimi i parë i fondeve pritet që në prill të vitit të ardhshëm nëse së bashku përfundojmë reformat e nevojshme.

"Mesazhi më i rëndësishëm nga Plani i Rritjes dhe Raporti është se nuk duhet t'i lejojmë vetes të zgjasim afatet dhe të shtyjmë detyrat edhe një ditë më vonë. Shtyrja ose pezullimi i procesit të negociatave dhe anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE gjithashtu e vendos procesin e reformës në pezullim për shkak të standardeve të BE-së. Dhe në këtë Raport të fundit për progresin e reformave, KE ka shkruar se shteti i zbaton hapat në përputhje me standardet e BE-së dhe punon çdo ditë për të përmbushur obligimet e veta", tha Mariçiq.

Shtoi se thëniet dhe kritikat e Raportit i shohim si rekomandime për përcaktim të prioriteteve në periudhën e ardhshme dhe si tregues i rëndësishëm për atë që duhet ta bëjë.

"Komisioni jep edhe pasqyrë objektive të gjendjeve. Ne në mënyrë objektive e perceptuam dhe tashmë kemi bërë me dije për problemin e funksionimit për shembull të Këshillit gjyqësor, dhe prandaj edhe kërkuam Mision vlerësues nga KE-ja i cili tashmë po zbatohet dhe duhet të japë rekomandime konkrete se si të përmirësohet puna e këtij trupi", tha Mariçiq.

Në Raport, shtoi si, KE-ja e cekë edhe nevojën për t'u miratuar ndryshimet kushtetuese, por edhe obligimet nga dialogu Zhan Mone.

"Kuptohet edhe nga ato parti politike dhe deputetë të cilët punojnë për bllokadë aktive të Kuvendit, atë bllokadë ta heqin. Atë e kërkuam edhe ne kohë më parë, për atë instistojnë edhe qytetarët, e tani edhe BE-ja. Nga këto thënie del se obstruksionet e ngadalësojnë përmbushjen e kushteve për vazhdim të negociatave për anëtarësim dhe nga ajo nuk mund të evitohet përgjegjësia, sado që dëshirojmë. Gjithashtu miratimi i ndryshimeve kushtetuese mbetet parakusht të cilin nuk mund ta anashkalojmë, sado që dëshirojmë të defokusohemi në tema të tjera. Përgjegjësia e të gjitha partive politike e posaçërisht e opozitës për këto tema që i ceka duhet të diskutohet jo vetëm për t'i thënë gjërat siç janë por që të nxjerrim mësime të cilat do të çojnë drejt Kuvendit më funksional dhe Qeverisë më efikase në procesin reformues", theksoi Mariçiq.

Kryetari i Komisionit kuvendor për politikë të jashtme dhe deputet i VMRO-DPMNE-së opozitare, Antonio Milloshoski, ndërkaq, theksoi se ky është Raporti më i keq i KE-së për vendin, sepse nga rrëfimi tabelar i vlerësimeve të Institutit parlamentar vendi ka nëntë zero në nëntë kapituj, me vlerësim mesatar 1,52, me atë rast tre janë në klasterin kyç Themelet - në jurisprudencë dhe të drejta themelore, sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit.

Ai shtoi se përgjegjësia për Raportin është e Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së për zbatim të pasuksesshëm të politikave.

"Sado të dëshirojë ndonjë përfaqësues qeveritar ta relativizojë këtë Raport, njësitë matëse tregojnë se Maqedonia e mori raportin më të keq prej se KE-ja e vlerëson gjendjen e përparimit në shtetin tonë. Posaçërisht që kemi Qeveri e cila e theksonte parullën për jurisprudencë, drejtësi, paqe, sundim të së drejtës, reforma në gjyqësi dhe të ngjashme. Tnai shohim se mu në këtë periudhë janë përulur edhe jurisprudenca edhe drejtësia, ndërkaq mungojnë reformat në drejtësi dhe nuk ka sundim të së drejtës", tha Milloshoski.

Në kontekst të Planit për rritje, ai shtoi se raporti i këtillë është i rrrezikshëm mu për mundësinë që të shfrytëzohen këto mjete, sepse reformat në jurisprudencë janë kusht për shfrytëzi të këtyre mjeteve.

Për planin për rritje Mariçiq paralajmëroi se tashmë nesër drejtori i Drejtorisë për fqinjësi dhe negociata për zgjerim, Jan Kopman do të ketë takim me ministrat e financave dhe me kryenegociatorët e vendeve nga Ballkani Perëndimor lidhur me implementimin e këtij Plani.  ab/sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR