• e diel, 18 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Debat në Kuvend për përfitimet e Agjendës Reformuese 2024-2027

Debat në Kuvend për përfitimet e Agjendës Reformuese 2024-2027

Shkup, 22 prill 2025 (MIA) - Në kuadër të seancës së sotme të Komisioneve Kuvendore për Çështje Evropiane dhe Këshillit Kombëtar për Eurointegrime sot do të mbahet debat për përfitimet e Agjendës Reformuese 2024-2027.

Siç informojnë nga shërbimi për media i Kuvendit, qëllimi është të prezantohen dhe diskutohen me deputetët përfitimet e Agjendës Reformuese 2024-2027, me fokus të mundësive për përshpejtimin e procesit të integrimit në BE dhe përforcimit të institucioneve kyçe.

Fjalë përshëndetëse do të kenë: Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit, Venko Filipçe, kryetar i Këshillit Kombëtar për Eurointegrime, Antonio Milloshoski, nënkryetar i Kuvendit dhe kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, ministër për Çështje Evropiane, Veronik Ulman, ambasadore e Zvicrës në vend dhe Ben Nupnau, zëvendësambasador në Delegacionin e BE-së në vend.

Me temën "Reformat si përgjegjësi e përbashkët: Ndërtimi i konsensusit për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut në BE ", do të flasë Vladimir Drobnjak, ish kryenegociator për negociatat inkuadruese të Kroacisë me BE-në dhe ekspert i UNOPS. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR