• e hënë, 23 dhjetor 2024

Debat "Monitorimi i sundimit të së drejtës për vendet anëtare të BE-së dhe kandidateve: Tejkalimi i hendekut"

Debat

Shkup, 7 qershor 2023 (MIA) - Instituti për Politikë Evropiane (EPI) sot në Shkup organizon diskutim në temën  "Monitorimi i sundimit të së drejtës për vendet anëtare të BE-së dhe kandidateve: Tejkalimi i hendekut".

Ngjarja, siç bëhet e ditur, do të bëjë përpjekje që të ofrojë hapësirë për dialog të sundimit të drejtësisë në kuptim të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, të mundësojë mbikëqyrje në zhvillimin vijues të sundimit të drejtësisë në vendet anëtare, si dhe të japë rekomandime për përmirësim të përmbajtjes dhe mekanizmave të procesit të anëtarësimit. 

Fjalime hyrëse do të kenë ambasadorja suedeze, Ami Larson Xhain, zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktoria Avramovska Madiq dhe drejtoresha e EPI, Simonida Kacarska.

Në forum është paralajmëruar pjesëmarrje e përfaqësuesve nga Sekretariati për Çështje Evropiane, MPB-ja, Ministria e Drejtësisë, nga organizata joqeveritare të cilat e ndjekin procesin e anëtarësimit, pastaj përfaqësues nga fella akademike dhe ekspertë të pavarur si dhe përfaqësues të delegacionit të BE-së dhe nga vendet anëtare dhe vendet kandidate për anëtarësim në BE. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR