Debat me temë "Dialog i strukturuar dhe i qëndrueshëm mes shoqërisë civile dhe institucioneve"
- Qendra e burimeve civile organizon debat me temë "Dialog i strukturuar dhe i qëndrueshëm mes shoqërisë civile dhe institucioneve" , në të cilin do të ndahen përvojat nga rajoni.
- Post By Melahat Baftija
- 07:44, 3 nëntor, 2023

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Qendra e burimeve civile organizon debat me temë "Dialog i strukturuar dhe i qëndrueshëm mes shoqërisë civile dhe institucioneve" , në të cilin do të ndahen përvojat nga rajoni.
Do të prezantohet edhe Analiza e punës së Këshillit për bashkëpunim mes Qeverisë dhe shoqërisë civile në vitin 2022.
"Anëtarët e Këshillit, organizatat civile, përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe faktorë të tjerë relevantë do të kenë mundësi të debatojnë për gjendjen dhe të propozojnë zgjidhje për tejkalimin e sfidave dhe përforcimin e dialogut", njoftoi organizatori i debatit. mb/
Foto: MIA