• e hënë, 23 dhjetor 2024

Debat i Komisionit për Propozim vendimin për formimin e Komisionit anketues për rastin me Onkologjinë

Debat i Komisionit për Propozim vendimin për formimin e Komisionit anketues për rastin me Onkologjinë

Shkup, 15 shtator 2023 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive në seancën e sotme e shqyrton Propozim vendimin për formimin e Komisionit anketues për rastin e klinikës për onkologji. 

Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së dhe një nga propozuesit e Vendimit në fjalimin e tij tha se skandali që ndodhi me klinikën e rrezikon nenin 39, ku thuhet se çdo qytetar ka të drejtë për mbrojtje shëndetësore.

"Me këtë shihet se e drejta jo vetëm se nuk është respektuar, por ka qenë edhe e keqpërdorur", tha Milloshoski.

Ai shtoi se ky skandal sjell deri në rënie të besimit në shëndetësi. Sipas tij, duhet në afat sa më shpejtë të konfirmohet përgjegjësia politike.

Milloshoski propozoi që Komisioni të përbëhet nga 13 anëtarë, prej të cilëve shumica do të ishin nga opozita, respektivisht VMRO-DPMNE-ja gjashtë anëtarë, katër nga LSDM, dy anëtarë nga BDI-ja dhe një nga Aleanca për Shqiptarët. bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR