• e premte, 05 dhjetor 2025

Debat i KNBE-MK për çështje evropiane në përforcim të kapaciteteve administrative për planifikim të të ardhurave publike

Debat i KNBE-MK për çështje evropiane në përforcim të kapaciteteve administrative për planifikim të të ardhurave publike

Shkup, 17 korrik 2025 (MIA) - Konventa nacionale për Bashkim Evropian në Maqedoni të Veriut sot do të jetë nikoqire e sesionit të 6-të të Grupit të punës 6 - Antikorrupsioni (Kapitulli 5 - furnizimet publike, Kapitulli 18 - statistika dhe Kapitulli 32 - kontrolli financiar), në organizim të Lëvizjes evropiane, me temë "Kapacitetet administrative për avancim të vlerës së mjeteve të shpenzuara publike: Çfarë mund të mësojmë nga përvojat e BE-së?".

Siç paralajmëruan nga Lëvizja evropiane, në ngjarje do të flasin ministri i Administratës Publike, Goran Minçev dhe ambasadori sllovak në largim, Henrik Markush, ndërsa në forum do të marrin pjesë Adam Marek nga Ministria sllovake e Financave, Sanja Maxhareviq-Shujster nga Banka botërore, kryetari i Këshillit financiar, Gligor Bishev, ish-kryetarja e Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit, Biljana Ivanovska, si dhe nga institucione të tjera relevante, ekspertë, organizata qytetare dhe përfaqësues të komunitetit akademik.

Dialogu do të fokusohet në çështje thelbësore si të përforcohen kapacitetet për planifikimin sistematik të shpenzimeve publike dhe so të përmirësohet realizimi i investimeve publike, qëndron në kumtesë.

Nga KNBE-MK presin që diskutimit të kontribuojë për vendosje të një sistemi transparent dhe të qëndrueshëm të konsumit publik që do ta ulë rrezikun nga korrupsioni. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR