Debat amandamentesh rreth Ligjit për Regjistër të veçantë për persona të dënuar për keqtrajtim seksual të personave të mitur dhe pedofili
- Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë dy komisione - Komisioni për politikë sociale, demografi dhe rini dhe Komisioni ligjvënës-juridik.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:38, 28 janar, 2026
Shkup, 28 janar 2026 (MIA) - Në Kuvend sot mbledhje do të mbajnë dy komisione - Komisioni për politikë sociale, demografi dhe rini dhe Komisioni ligjvënës-juridik.
Para anëtarëve të dy komisioneve është Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Rejgistër të veçantë për personat e dënuar me aktvendim fuqiplotë për vepra petrajtim seksual të të miturve dhe pedofili, në lexim të dytë. Për Propozim-ligjin është parashtruar një amandament nga deputetja e VMRO-DPMNE-së, Angelinka Petkova, për shkak të saktësimit të afatit, që ka të bëjë me organin kompetent për udhëheqje të Regjistrit të veçantë, ndërkaq është paraparë njëherë në vit, në të cilin bëhet kontrolli dhe harmonizimi i të dhënave të futura me të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Minsitrisë së Drejtësisë dhe nëse ekzistojnë mospërputhje, menjëherë të ndërmerren masa për mënjanimin e tyre.
Siç ceket në arsyetimin për Propozim-ligjin, publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, me këto ndryshime caktohen institucionet të cilat drejtpërdrejtë janë përgjegjëse për zbatimin e ligjit dhe procedurat në pjesën e parashtrimit të të dhënave të nevojshme të cilat duhet të futen në Regjistrin të cilin e udhëheqë IP Enti për veprimtari sociale. Potencohet se janë bërë edhe ndryshime të cilat janë rezultat i zbatimit praktik të Ligjit dhe nevojës për tejkalim të problemeve tëcilat u paraqitën gjatë zbatimit të tij të deritanishëm.
"Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara të Ligjit për Regjistër të veçantë për persona të dënuar me aktvendim fuqiplotë për vepra penale për keqtrajtim seksual të të miturve dhe pedofili i përmbajnë vendimet në vijim: Harmonizimi i dispozitave të këtij ligji me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal ('Gazeta zyrtare e RMV-së' nr.36/23) në pjesën e Kapitullit nëntëmbëdhjetë 'Vepra penale kundër kartës së lirisë dhe moralit gjinor'. Caktimi i institucioneve dhe procedurës për parashtrim të të dhënave të cilat duhet të futen në Regjistrin për personat e dënuar me aktvendim fuqiplotë për vepra penale për keqtrajtim seksual të të miturve dhe pedofili. Harmonizimi me dispozitat e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore ('Gazeta zyrtare e RMV-së' nr.121/24)", ceket në arsyetimin për Propozim të ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Regjistër të veçantë për persona të dënuar me aktvendim fuqiplotë për vepra penale për keqtrajtim seksual të të miturve dhe pedofili. ab/
Fotо: МIА arkivi