Deanovski: Pas gati dy vjetëve e marrim atë që e kërkonim dhe për çka negocionim
- – Kryetari i AOJSHQ-së, Tërpe Deanovski, sot, para takimit me kryeministrin Hristijan Mickoski në Qeveri në të cilin marrin pjesë edhe përfaqësues nga sindikatat e tjera përfaqësuese të administratës, deklaroi se pas gati dy vjetëve, të punësuarit në administratë dhe gjyqësor arritën ta merrnin atë që e kërkonin dhe për të cilën negocionin gati dy vjet.
- Post By Fitore Curri
- 13:08, 8 shkurt, 2026
Shkup, 8 shkurt 2026 (MIA) – Kryetari i AOJSHQ-së, Tërpe Deanovski, sot, para takimit me kryeministrin Hristijan Mickoski në Qeveri në të cilin marrin pjesë edhe përfaqësues nga sindikatat e tjera përfaqësuese të administratës, deklaroi se pas gati dy vjetëve, të punësuarit në administratë dhe gjyqësor arritën ta merrnin atë që e kërkonin dhe për të cilën negocionin gati dy vjet.
“Kjo kërkesë u ngrit nga AOJSHQ më shumë se një vit e gjysmë më parë, kemi negociuar me Qeverinë për këtë për gati dy vjet, kemi protestuar, marrëveshjet u ndërprenë në mënyrë të njëanshme për t'u ulur më në fund përsëri në tryezë. Po arrijmë të marrim atë që kërkojmë me përqindje pak më të ulëta, por në pamjen e përgjithshme do të rezultojë se do të marrim më shumë se 30 për qind. Nga organizatat sindikale që deklaruan qëndrimet e tyre, 95 për qind thanë po, të nënshkruhen këto marrëveshjeve kolektive individuale, me çka më në fund do të mbyllet një problematikë për të punësuarit në administratë dhe gjyqësor. Do të ketë mënyrë për të rritur pagat siç u tha publikisht, ne kërkuam 30 për qind, ndërsa do të marrim më shumë se 40 për qind, që mendoj se është në rregull”, deklaroi Deanovski.
Ai theksoi se AOJSHQ nuk është nënshkruese e marrëveshjes kolektive, ndërsa në lidhje me nenin për koeficientet, tha se nuk do të ketë kurrfarë fshirje.
Para tij deklaratë për mediat dha edhe kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira (KS), Bllagoja Rallpovski. fc/
Foto/video: MIA