• e hënë, 23 dhjetor 2024

Deanoski: Nëse Gjykata Kushtetuese vendos që të ndërprehet shtesa e pagave për 30 për qind për punonjësit në MF, ekziston rreziku i mbylljes së thesarit

Deanoski: Nëse Gjykata Kushtetuese vendos që të ndërprehet shtesa e pagave për 30 për qind për punonjësit në MF, ekziston rreziku i mbylljes së thesarit

Shkup, 25 dhjetor 2023 (MIA) - Pas miratimit të masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, me të cilën është ngrirë pagesa e shtesës së pagës bazë për 30 për qind për punëtorët e Ministrisë së Financave (MF) dhe punëtorëve në organet tjera adminstrative, sot, anëtarët e Sindikatës së Punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave të qytetarëve të RMV-së (AOGJSH) mbajtën protestë paqësore para Ministrisë së Financave.

Kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së, Tërpe Deanoski, tha se nëse Gjykata Kushtetuese merr vendim me të cilin punëtorët nuk do të mund ta marrin shtesën e pagës, do të ndërpritet puna e Byrosë për Prokurim Publik, me çka asnjë institucion në vend do të jetë në gjendje të prokurojë çdo gjë që duhet për të bërë punën e tyre.

Ai shtoi se ekziston rreziku që Ministria e Financave të mbyllë thesarin dhe asnjë punëtor në sektorin publik të mos marrë rrogë.

"Nëse Gjykata Kushtetuese merr një vendim me të cilin këta punëtorë nuk do të mund ta marrin këtë shtesë të pagës, kjo do të shkaktojë pakënaqësi të madhe, që do të thotë se Drejtoria për çështje pronësore dhe juridike nuk do të punojë për shpronësimet e “Behtel”-it dhe “Enka”, Byroja e Prokurimeve Publike nuk do të funksionojë, asnjë institucion në shtet nuk do të mund të prokurojë çdo gjë që duhet për punën e tyre dhe rrezikon që Ministria e Financave të mbyllë thesarin dhe asnjë punëtor në sektorin publik të mos marrë pagë", theksoi Deanoski.

Deanoski thotë se nga momenti i paraqitjes së nismës deri në miratimin e masës së përkohshme ka kaluar vetëm një muaj, ndërsa Gjykata Kushtetuese ka dy vjet e gjysmë që nuk ka vendosur për nismat e paraqitura nga Sindikata. Rreziku që vijon, thotë ai, është se Gjykata Kushtetuese ka të drejtë të marrë vendim - të refuzojë nismën.

Ai thotë se Sindikata së bashku me Ministrinë e Financave janë duke gjetur një mënyrë që punëtorët ta mbajnë shtesën prej 30 për qind dhe shtoi se si Sindikatë insistojnë për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive.

"Kemi bërë takime me kryesinë e Ministrisë së Financave, jemi të të njëjtit mendim, po gjejmë mënyra për ta anuluar këtë, si të bëjmë diçka që punëtorët ta mbajnë këtë shtesë prej 30 për qind. Ne insistojmë si sindikatë për nënshkrimin e një marrëveshjeje kolektive. Mbetet që në ditët në vijim të takohemi sërish me kryesinë e Ministrisë së Financave dhe mendoj se duhet të gjejmë një mënyrë të përbashkët për zgjidhjen e këtij problemi, theksoi Deanoski. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR