De Gea refuzoi ta vazhdojë kontratën me Mançester Junajtedin
- - Portieri spanjoll i Mançester Junajted, David de Gea, refuzoi ta vazhdojë bashkëpunimin me klubin nga "Olld Traford", transmetojnë sot mediat në Spanjë.
- Post By Fitore Curri
- 18:07, 30 mars, 2023

Madrid, 30 mars 2023 (MIA) - Portieri spanjoll i Mançester Junajted, David de Gea, refuzoi ta vazhdojë bashkëpunimin me klubin nga "Olld Traford", transmetojnë sot mediat në Spanjë.
Trajneri Erik ten Hag është i kënaqur me lojën e 32-vjeçarit De Gea këtë sezon dhe ka kërkuar nga ushëheqësia e klubit vazhdimin e kontratës, por spanjolli e ka refuzuar ofertën që të nënshkruajë kontratë të re e cila përfshin uljen e pagës.
De Gea me të hyra javore prej 425.000 eurove është në mesin e futbollistëve më të paguar në Premier Ligë.
Portieri spanjoll erdhi në Mançester Junajted në vitin 2011 dhe ka kontratë deri në fund të sezonit. fc/
Fotografia: Fejsbuk