• e premte, 05 korrik 2024

De Brujne vendosi rekord në Premier ligë

De Brujne vendosi rekord në Premier ligë

Notingem, 29 prill 2024 (MIA) - Mesfushori i Mansçester Sitit, Kevin De Brujne vendosi rekod të ri në Premier ligën.

Belgu mbrëmë e ka luajtur ndeshjen e tij të 18-të të kampionatit, në të cilën ka realizuar dy ose më shumë asistime. Ai është lider në këtë kategori të statistikave në historinë e ligës.

"Qytetarët" kanë fituar me 2:0 dhe me 79 pika janë në vendin e dytë në tabelë prapa Arsenalit, i cili ka 80, por edhe një ndeshje më shumë.

Këtë sezon, 32 vjeçari De Brujne ka luajtur 21 ndeshje për Sitin, ka shënuar gjashtë gola dhe ka 16 asistime. mb/

Foto: EPA    

QËNDRONI TË LIDHUR