• e diel, 27 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

De Brujne publikoi një lamtumirë emocionale me Mançester Sitin

De Brujne publikoi një lamtumirë emocionale me Mançester Sitin

Mançester, 4 prill 2025 (MIA) - Mesfushori belg i Mançester Sitit, Kevin De Brujne sot ka publikuar një letër emocionuese duke konfirmuar se këta janë muajt e tij të fundit në klub. 

 Pas dhjetë viteve të kaluara në pjesën e kaltër të Mançestertit, belgu vendosi t'u japë lamtumirën "Qytetarëve", duke theksuar se Mançesteri është bërë shtëpia e tij, ndërsa  ng kluvi dhe tifozët ka marrë gjithçka që mund të kishte dashur.

 Në letrën e tij, De Brujne falënderoi "familjen, shokët e ekipit, miqtë dhe të gjithë ata që e ndihmuan gjatë këtij udhëtimi të jashtëzakonshëm". Ai theksoi se nuk e ka pasur të lehtë ta marrë këtë vendim, por se kapitulli i tij në Siti tani ka përfunduar.

 Gjatë dekadës së tij në Mançester, De Brujne fitoi gjithçka - Premierligën, Kupën FA, Kupën e Ligës dhe më në fund Ligën e Kampionëve, e para në historinë e klubit.

 Muajt ​​e fundit është shkruar se De Brujne mund të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite apo në një nga destinacionet e tjera të pasura të futbollit jashtë Evropës, por deri më tani asgjë nuk është konfirmuar.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR