• e hënë, 23 dhjetor 2024

De Brujne i bindur se është helmuar me ushqim të hotelit para ndeshjes së Ligës së kampionëve kundër Real Madridit

De Brujne i bindur se është helmuar me ushqim të hotelit para ndeshjes së Ligës së kampionëve kundër Real Madridit

Mançester, 13 prill 2024 (MIA) - Mesfushori i Mançester Sitit, Kevin de Brujne, është i bindur se është helmuar nga ushqimi në hotelin para ndeshjes së parë nga çerekfinalja e Ligës së kampionëve kundër Real Madridit, shkruan "Dejli star".

Të martën, më 9 prill, ekipet kanë luajtur baraz me rezultatin 3:3 në "Santiago Bernabeu".

Belgu 32-vjeçar nuk është ndjerë mirë dhe nulk luajti në këtë ndeshje. Mjekët e klubit ishin të brengosur për helmim masiv, por kjo nuk ndodhi.

De Brujne tashmë është kthyer në stërvitje dhe mund të luajë kundër Lutonit këtë fundjavë.

Ndeshja kthyese me Realin od të luhet më 17 prill në Mançester në stadiumin "Etihad". bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR