• e martë, 26 nëntor 2024

De Brujne do të kthehet në fushë në fillim të vitit 2024

De Brujne do të kthehet në fushë në fillim të vitit 2024

Mançester, 27 nëntor 2023 (MIA) - Mesfushori i Mançester Sitit, Kevin De Brujne ka folur për gjendjen e tij shëndetësore.

Tridhjetë e dy vjeçari u lëndua në xhiron e parë të Premier Ligës kundër Barnlit. Por ai nuk do mund të ndihmojë ekipin e Pep Guardiolës deri në fund të vitit 2023.

"Gjithçka po shkon mirë. Rikuperimi po vazhdon, do më duhet dhe pak kohë. Do të rikthehem së shpejti në fillim të vitit 2024", deklaroi De Brujne për "Deli mejl".

Mançester Siti me 29 pikë radhitet në vend të dytë në Premier Ligë pas 13 ndeshjeve. si/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR