• e shtunë, 23 nëntor 2024

Dauti është zgjedhur sekretare e përgjithshme, ndërsa Jajaga sekretar organizativ i Kuvendit të sotëm të Aleancës për Shqiptarët

Dauti është zgjedhur sekretare e përgjithshme, ndërsa Jajaga sekretar organizativ i Kuvendit të sotëm të Aleancës për Shqiptarët

Shkup, 6 korrik 2024 (MIA) - Ilire Dauti është zgjedhur sekretare e përgjithshme, ndërsa Tiron Jajaga sekretar organizativ i Kuvendit të katërt qëndror të Aleancës për Shqiptarët që mbahet sot në Shkup.

Para fillimit të Kuvendit, lideri i partisë Ziadin Sela deklaroi se pika në rendin e ditës do të jetë zgjidhja e organeve të partisë, ndërsa do të debatohet edhe rreth situatës politike në vend. 

"Do të debatojmë për situatën politike të krijuar pas shkeljes së ashpër të legjitimitetit, të vullnetit të qytetarëve të shprehur në ditën e votimit. Do të ketë edhe vendime për të cilat do të njoftoheni pas përfundimit të Kuvendit qendror. Një pikë e rendit të ditës do të jetë edhe zgjedhja e organeve të partisë. Do të zgjidhet kryesia qendrore e partisë do të zgjidhet nga kryesia e ngushtë, si dhe organet e partisë", tha Sela.

Aleanca për Shqiptarët u nda para zgjedhjeve. Një pjesë e anëtarësisë së udhëhequr nga Sela ka marrë pjesë në zgjedhje me koalicionin e udhëhequr nga BDI, ndërsa pjesa tjetër e udhëhequr nga ministri aktual i Shëndetësisë Arben Taravari ka qenë pjesë e koalicionit VLEN dhe është bërë pjesë e shumicës qeverisëse. ls/
 
 foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR