• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dashtevski: Do të ishte mirë që deri në zgjedhje të kompletohet KSHZ-ja dhe të punojë në përbërje të plotë

Dashtevski: Do të ishte mirë që deri në zgjedhje të kompletohet KSHZ-ja dhe të punojë në përbërje të plotë

Shkup, 10 janar 2024 (MIA) - Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski thotë se për ta nuk është thelbësore zgjedhja e anëtarit të shtatë të Komisionit, por do të ishte mirë që për zgjedhje të kompletohet KSHZ-ja dhe të punojë në përbërje të plotë.

Lidhur me zgjedhjen e anëtarit të shtatë të KSHZ-së, Dashtevski gjatë pjesëmarrjes në Televizionin Sitell ka thënë se është në interes të shtetit që “të mos lëmë njollë të zezë në sytë e OSBE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare”.

"Nuk do të hyja në politikë. Konsideroj se edhe anëtari i shtatë do të zgjidhet. Siç dëgjuam në publik, se ka kohë të mjaftueshme për të harmonizuar qëndrimet dhe të zgjidhet anëtari i shtatë.

Në anën tjetër këtë e paralajmëroi edhe kryetari i ardhshëm i Kuvendit, Jovan Mitreski i cili tha se sigurt do të zgjidhet. Konsideroj se është edhe në interes të shtetit që të mos lëmë njollë të zezë në sytë e OSBE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare që të zgjidhet anëtari i shtatë dhe KSHZ-ja të funksionojë në përbërje të plotë. Për atë se do të tërhiqet opozita shqiptare, supozoj se bëhet fjalë për atë që ligji duhet respektuar në tërësi dhe duhet të presim nëse do të ketë propozim të tillë, çfarë do të ketë në propozim dhe nëse bëhet fjalë për moszbatim të Kodit zgjedhor, për punë të paligjshme, atëherë dihet procedura shkon në Kuvend. Dhe çka do të vendoset, ne do ta pranojmë", tha Dashtevski.

Nëse çështja komplikohet dhe nëse do të tërhiqen ai dhe anëtari tjetër i KSHZ-së nga VMRO-DPMNE Boban Stojanoski, Dashtevski u përgjigj se në këtë punë nuk bëhet fjalë për tërheqje, por ndjekje të procedurave për shkarkim në Kuvend.

Lidhur me paralajmërimet e opozitës shqiptare për bllokada të vendvotimeve, Dashtevski beson se gjërat do të zgjidhen dhe do të arrijmë të kemi zgjedhje të rregullta demokratike, korrekte dhe të lira.

"Konsideroj se gjërat do të zgjidhen. Sepse kjo do të thotë të shkohet në një drejtim krejtësisht tjetër, disa skenarë të errët, gjë që nuk duhet të ndodhë. E dimë se në ciklet e fundit zgjedhore zgjedhjet ishin të drejta dhe demokratike. Nuk duhet të arrijmë atë kufi që ishte p.sh në vitet e '99-ta, pastaj gjatë referendumit etj. Mendoj se i kemi kaluar ato faza dhe do të arrijmë të kemi zgjedhje të rregullta demokratike, të drejta dhe të lira", tha ai.

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR