• e hënë, 23 dhjetor 2024

Darmanin: Qindra persona, përfshirë edhe policë të lënduar në trazirat në Kaledoninë e Re

Darmanin: Qindra persona, përfshirë edhe policë të lënduar në trazirat në Kaledoninë e Re

Paris, 15 maj 2024 (MIA) - Qindra njerëz, përfshirë rreth 100 policë dhe xhandarë janë lënduar në trazirat në Kaledoninë e Re, deklaroi sot ministri francez i Punëve të Brendshme, Zherald Darmanin.

Darmanin tha se autoritetet së pari duhet t'i konfirmojnë "rrethanat" që çuan në të shtënat e një personi gjatë natës. Ai shtoi se dhjetëra shtëpi dhe objekte afariste ishin djegur gjatë kohës së trazirave lidhur me zemërimin për shkak të reformave kushtetuese.

"Më shumë se 130 persona janë lënduar në Kaledoninë e Re, territor francez jashtë detit, pas natës së dytë të protestave të dhundshme", njoftuan sot autoritetet franceze. 

Trazirat filluan të hënën derisa Franca debatonte për ligjin e planifikuar me të cilin mijëra qytetarëve francezë në arkipelagun paqësoe jugor do tu jepet e drejtë e votës, ndërsa me këtë edhe ndikim më i madh politik. Asambleja kombëtare në Paris gjatë natës e miratoi reformën me 351 vota për dhe 153 kundër. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR