• e hënë, 23 dhjetor 2024

DAP u bëri thirrje obliguesve tatimor të parashtrojnë me kohë paraqitje TVSH për korrikun

DAP u bëri thirrje obliguesve tatimor të parashtrojnë me kohë paraqitje TVSH për korrikun

Shkup, 9 gusht 2024 (MIA) - Drejtoria për të ardhura publike (DAP) i përkujton obluguesit tatimor të parashtrojnë paraqitje tatimore për Tatimin e vlerës së shtuar (TVSH) për korrikun e këtij viti dhe porositë se pret gjithsej 7.407 obligues tatimor ta përmbushin këtë obligim.

"Paraqitja për TVSH parashtrohet edhe në rastin kur obliguesi tatimor në periudhën adekuate tatimore nuk ka kryer qarkullim tatimor. Afati për parashtrim të paraqitjes skadon më 25 gusht, por meqenëse e diela është ditë jopune, dita e fundit tpë parashtrim do të jetë 26 gushti, e hënë", theksojnë nga DAP-i.

Drejtoria u rekomandon obliguesve tatimor të mos e presin ditën e fundit për parashtrim të paraqitjeve tatimore, por të parashtrojnë sa më parë me qëllim që t'i evitojnë pasojat nga mosparashtrimi me kohë dhe pagesa e obligimeve tatimore.

Nga DAP-i theksojnë se deri më tani më së shumti paraqitje janë parashtruar nga obliguesit nga Tetova, ndërkaq më pak nga Prilepi. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR