• e premte, 05 dhjetor 2025

DAP: Probleme teknike me aplikacionin "TVSH-ja Ime", punohet në zgjidhjen e problemit

DAP: Probleme teknike me aplikacionin

Shkup, 28 qershor 2025 (MIA) - Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) njofton se aplikacioni celular "TVSH-ja Ime" për momentin funksionon me ndërprerje dhe se ekipi i DAP-it punon intensivisht për zgjidhjen e problemit, me qëllim që aplikacioni të jetë plotësisht funksional.

"Informojmë përdoruesit se konform Nenit 6 të Ligjit për rimbursim të një pjese të shumës së TVSH-së për personat fizikë, faturat fiskale mund të skanohen brenda 10 ditëve nga data e lëshimit të tyre. Kjo do të thotë që të gjitha faturat që janë brenda këtij afati do të mund të skanohen sapo aplikacioni të vihet përsëri në funksion. Lusim të gjithë përdoruesit për durim dhe mirëkuptim. Ekipi i DAP-it është plotësisht i angazhuar dhe punon për të tejkaluar pengesat teknike", thuhet në komunikatën e DAP-it.

Foto: arkivi i MIA-s

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR