• e enjte, 15 janar 2026

DAP: Nuk hiqet "TVSH-ja Ime", po përgatiten urdhër-pagesat për në shkurt

DAP: Nuk hiqet

Shkup, 14 janar 2026 (MIA) – Drejtoria e të Ardhurave Publike i mohon shkrimet në disa media se po hiqet masa “TVSH-ja Ime”. 

“Ne theksojmë qartë dhe pa mëdyshje se nuk ka vendim për heqjen e masës ‘TVSH-ja Ime’ - masa zbatohet vazhdimisht, ndërsa të gjithë qytetarët mund ta përdorin aplikacionin dhe të ushtrojnë të drejtat e tyre në përputhje me dispozitat ligjore. Në Buxhetin e vitit 2026 janë siguruar mjete për zbatimin e masës ‘TVSH-ja Ime’, duke siguruar kështu zbatimin e saj të qetë dhe të vazhdueshëm”, njoftoi sot DAP-i.

Se nuk hiqet masa “TVSH-ja Ime”, shtojnë nga DAP-i, në intervistë për emisionin “Top tema” në TV Tellma, sqaroi edhe drejtoresha e DAP-it, Elena Petrova, e cila theksoi se: “Për vitin 2025, për çdo tremujor përmes masës u paguhen rreth 14,5 milionë euro drejtpërdrejt qytetarëve  dhe mesatarisht 502.000 qytetarë në mënyrë aktive skanojnë fatura fiskale dhe marrin kthim të mjeteve në një tremujor”. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR