• e premte, 05 dhjetor 2025

DAP: Dorëzimi i deklaratave TVSH-04 dhe pagesa e borxhit tatimor deri më 25 gusht

DAP:  Dorëzimi i deklaratave TVSH-04 dhe pagesa e borxhit tatimor deri më 25 gusht

Shkup, 19 gusht 2025 (MIA) - Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) apelon te të gjithë obliguesit tatimor në kohë t'i dorëzojnë deklaratat TVSH-04 dhe ta paguajnë borxhin tatimor për periudhën e kaluar tatimore. Afati përfundimtar për dorëzimin e deklaratave dhe pagesën e tatimit është 25 gushti i këtij viti.

Deri më sot, siç theksojnë, vetëm 11 për qind e numrit të përgjithshëm të obliguesve tatimor e kanë plotësuar këtë obligim ligjor.

DAP apelon te të gjithë obliguesit tatimor t'i dorëzojnë dokumentet e nevojshme te kontabilistët e tyre pa vonesë me qëllim që të shmangen penalitetet pasuese dhe shpenzimet shtesë financiare.

"Dorëzimi në kohë i deklaratës TVSH-04 dhe pagesa e borxhit tatimor është thelbësor për: harmonizimin e dispozitave tatimore, mbajtjen e stabilitetit financiar të subjekteve afatiste dhe nxitjen e sistemit të qëndrueshëm dhe zhvillimor ekonomik", thuhet në kumtesë.

Obliguesit tatimor të cilët kanë nevojë për informata shtesë ose mbështetje mund të drejtohen në: info@ujp.gov.mk , në linjën fikse 0800 33 000 dhe nga telefoni celular: 02 3253 200. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR