• e diel, 22 dhjetor 2024

DAP: 1.198 obligues tatimorë ta paguajnë menjëherë borxhin e TVSH-së për muajin tetor

DAP: 1.198 obligues tatimorë ta paguajnë menjëherë borxhin e TVSH-së për muajin tetor

Shkup, 1 dhjetor 2024 (MIA) - Drejtoria për të ardhura publike u bëmn thirrje obliguesve tatimorë të cilët nuk e kanë paguar borxhin në bazë të TVSH-së për muajin tetor ta bëjnë atë në afat sa më të shkurtë, në mënyrë që të mos përballen me masa të vërejtjes dhe bllokimit të llogarive të transaksionit.

Sipas përpunimit të paraqitjeve të TVSH-së, shuma e përgjithshme e borxhit të TVSH-së për muajin tetor është 2,99 miliardë denarë, të paraqitura nga ana e 3.949 obligues tatimorë.

"Në pajtim me analizën, 1.198 obligues të tjerë tatimorë të cilët nuk e kanë përmbushur obligimin e vet, u bëjmë thirrje ta pagujnë obligimin e vet tatimor poa shtyrje në shumë të përgjithshme prej 758,6 milionë denarëve. Për çdo ditë pagese të vonuar, në pajtim me ligjin do të llogaritet normë interesi prej 0,03 për qind e borxhit të mbetur.  obliguesit tatimorë të cilët edhe pas kësaj thirrjeje nuk do ta paguajnë borxhin në bazë të TVSH-së, nga 3 dhjetori përmes porosisë do të marrin vërtejtje, nëse edhe pas asaj mase nuk e paguajnë borxhin, tashmë nga 23 dhejtori do të fillohet edhe me masa për bllokim të llogarive të tyre të transaksionit", thonë nga DAP-i.

Afati ligjot për pagesë të këtij obligimi ishte deri më 25 nëntor. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR