• e shtunë, 06 dhjetor 2025

DAP është zgjedhur në Këshillin Ekzekutiv të IOTA, mirënjohje për ekspertizën e institucionit në nivel evropian

DAP është zgjedhur në Këshillin Ekzekutiv të IOTA, mirënjohje për ekspertizën e institucionit në nivel evropian

Shkup, 19 qershor 2025 (MIA) – Drejtoria e të Ardhurave Publike në Asamblenë e 29-të vjetore të Organizatës Intra-evropiane të Administratave Tatimore (IOTA), që u mbajt në Baku mori vend në Këshillin Ekzekutiv të kësaj organizate ndërkombëtare prestigjioze. 

“Kjo mirënjohje përfaqëson një sukses të rëndësishëm për Drejtorinë dhe konfirmim të përfshirjes afatgjate, profesionale dhe të përkushtuar në nismat e IOTA-s, ku DAP është anëtare aktive që nga viti 1997. Zgjedhja në Këshillin Ekzekutiv jo vetëm që njeh ekspertizën dhe rezultatet e organizatës, por njëkohësisht përfaqëson detyrim për proaktivitet të mëtejshëm në përcaktimin e drejtimeve strategjike, si dhe në zgjidhjen e sfidave aktuale në fushën e politikës dhe administrimit tatimor në nivel evropian”, informuan sot nga DAP.

Drejtoria e të Ardhurave Publike mori edhe mirënjohje speciale për kontributin aktiv të përfaqësuesve të saj në kuadër të Forumit IOTA për menaxhim me borxhe tatimore. Mirënjohja ishte ndarë nga ana e sekretarit ekzekutiv të IOTA, Alix Perrignon de Troyes.

Nga DAP informuan se delegacioni i DAP-it i kryesuar nga drejtoresha Elena Petrova ka realizuar takime dypalëshe me përfaqësues të lartë të administratave tatimore evropiane. 

“Veçanërisht i rëndësishëm ishte takimi me zotëri Orkhan Nazarli, drejtor i Shërbimit Shtetëror Tatimor të Azerbajxhanit dhe kryetar i deritanishëm i IOTA-s, i cili shprehu gatishmërinë për të vendosur bashkëpunim të drejtpërdrejtë dypalësh midis dy institucioneve. Këto njohje përfaqësojnë jo vetëm një sukses institucional për Shërbimin Tatimor të Azerbajxhanit, por edhe një kontribut të rëndësishëm në dukshmërinë dhe pozicionimin ndërkombëtar të Republikës së Maqedonisë së Veriut si një vend me një administratë tatimore moderne, të orientuar drejt reformave dhe transparente”, qëndron në kumtesën e DAP-it. fc/

Foto: DAP

QËNDRONI TË LIDHUR