• e premte, 05 dhjetor 2025

Danimarka hap kryesimin e saj gjashtë muajsh me Këshillin e BE-së me një ceremoni zyrtare në Orhus

Danimarka hap kryesimin e saj gjashtë muajsh me Këshillin e BE-së me një ceremoni zyrtare në Orhus

Kopenhagë, 3 korrik 2025 (MIA) - Danimarka hap kryesimin e saj gjashtë muajsh me Këshillin e BE-së sot me një ceremoni zyrtare në qytetin e dytë sipas madhësisë në Danimarkë, Orhus.

Qeveria e kryeministres daneze Mete Frederiksen ka ftuar në këtë rast kryetaren e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen dhe ekipin e saj, si dhe kryetarin e Këshillit Evropian Antonio Koshta.

Qeveria daneze dhe Komisioni Evropian do të marrin pjesë fillimisht në një takim të përbashkët në Universitetin e Orhusit, ku Frederiksen dhe fon der Lajen do të mbajnë më vonë një konferencë për shtyp.

Ndërkohë, është planifikuar një vizitë në muzeun e artit "ARos" në qytet me mbretin Frederik i Dhjetë dhe gruan e tij, mbretëreshën Meri.

Çifti mbretëror danez do të organizojë më vonë një pritje në jahtin mbretëror "Danebrog" përpara ceremonisë zyrtare për të nisur kryesimin gjashtëmujor të Danimarkës me Këshillin e BE-së, e cila do të zhvillohet sonte në Kuvendin e qytetit të Orhus.

Qyteti Orhus është nikoqir edhe i festivalit evropian rrugor me koncerte, debate dhe vakte të përbashkëta.

Më 1 korrik, Danimarka mori zyrtarisht kryesimin e rradhës me Këshillin e BE-së nga Polonia. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR