• e shtunë, 05 tetor 2024

Danielson dhe Solstrom në Shkup në takime me Mariçiqin dhe Mickoskin

Danielson dhe Solstrom në Shkup në takime me Mariçiqin dhe Mickoskin

Shkup, 18 prill 2023 (MIA) - Zëvendësministri i Çështjeve Evropiane i Suedisë, Kristian Danielson dhe drejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Torbjon Solstrom sot e vizituan Shkupin si përfaqësues të presidencës suedeze me Këshillin e BE-së.

Siç kumtoi Ambasada e Mbretërisë së Suedisë, Danielson u takua me zëvendëskryeministrin e Çështjeve Evropiane, Bojan Mariçiq dhe me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski.

"Progresi i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe programin reformues për bashkëpunimin e Suedisë, e cila ka për qëllim t'i ndihmojë integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE ishin temat e takimeve", informojnë nga Ambasada e Suedisë.

Foto: Tuiter/Kristian Danielson

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR