• e hënë, 23 dhjetor 2024

Dameva: Pushteti gjyqësor dhe ekzekutiv duhet të shihen si bashkëpunëtorë, qytetarët meritojnë të kenë drejtësi

Dameva: Pushteti gjyqësor dhe ekzekutiv duhet të shihen si bashkëpunëtorë, qytetarët meritojnë të kenë drejtësi

Shkup, 20 gusht 2024 (MIA) - Pushteti gjyqësor dhe ekzekutiv nuk duhet të shihen si kundërshtarë, por përkundrazi, duhet të shihen si bashkëpunëtorë sepse ai bashkëpunim i ndërsjelltë institucional është shumë i rëndësishëm për hapat e ardhshëm, rezultatet e ardhshme, e tëra me qëllim të kthimit të besimit të qytetarëve. Qytetarët meritojnë, ndërsa ne jemi konsekuentë të sigurojmë drejtësi joselektive në shtet, dhe kjo mund të zbatohet vetëm me bashkëpunim ndërinstitucional me qëllim të detektimit të dobësive në institucione të caktuara, e më pas ndërmarrjen e tyre në suaza të kompetencave të veta.

Këtë sot e deklaroi kryetarja e Këshillit gjyqësor, Vesna Dameva pas takimit në Qeveri me kryeminsitrin Hristian Mickoski.

Sipas Damevës, takimi ishte inicuar nga Këshilli gjyqësor lidhur me thirrjen publike nga kryeministri Mickoski për, siç tha, të japim propozime konstruktive lidhur me funksionimin e gjyqësisë dhe kthimin e besimit të qytetarëve.

Ajo shfaqi shpresë se takimi i sotëm ështl hapi i parë drejt avancimit të atyre, siç tha, dobësive të detektuara në gjyqësi dhe tha se është thellësisht e bindur se më tutje ai bashkëpunim do të japë fryte, rezultate të suksesshme në bazë të aktiviteteve të ndërmarra.

"Qytetarët meritojnë të kenë drejtësi", theksoi Dameva.

Kryetarja e Këshillit gjyqësor nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për takimin e sotëm dhe i thirri mediat në Këshillin gjyqësor, ku, siç tha, do t'i marrin të gjitha përgjigjet. ab/

Foto: Qeveria

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR