• e premte, 05 dhjetor 2025

Dalja në zgjedhjet lokale deri në orën 15:00 është 31,16 për qind, jehonë të njëjtë ka edhe në Qytetin e Shkupit

Dalja në zgjedhjet lokale deri në orën 15:00 është 31,16 për qind, jehonë të njëjtë ka edhe në Qytetin e Shkupit

Shkup, 19 tetor 2025 (MIA) - Dalja e votuesve në zgjedhjet lokale deri në orën 15 është 31,16 për qind, ndërsa dalje të njëjtë ka edhe të votuesit në Qytetin e Shkupit. 

Siç informoi në konferencë për shtyp zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Radica Todorovska Aleksovska deri në orën 15 kanë arritur të dhënave nga 3167 vendvotime.

Ajo theksoi se përqindja e vendvotimeve nga kanë arritur të dhënave është 91,16 për qind. Numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në vendvotimet nga kanë arritur këto të dhëna është 1.653.213 votues, kurse numri i përgjithshëm i votuesve që kanë votuar në vendvotimet nga të cilat KSHZ-ja ka marrë të dhëna është 515.069.

Dalja më e madhe deri në orën 15:00. është regjistruar në Berovë 40,14 për qind, Bogdanci 39,57 për qind, Valandovë, 35,88, Gjevgjeli 35,78, Gradsko 37,12, Debërcë 43,43, Demir Kapi 46,65, Dojran 48,88, Zelenikovë 41,34, Kratovë 42,35, Krushevë 47,47, Lozovë 47,32, Makedonski Brod 48,21, Novaci 52,84, Probishtip 45,12, Rosoman 46,46, Staro Nagoriçane 43,48, Çashkë 53,19 për qind. 

Dalje më e ulët është regjistruar në Qendër Zhupë 17,12 për qind, Radovish 24,24, Mavrovë dhe Rostushë 20,14, Gostivar 20,95 dhe Vrapçishtë 14,94 për qind.

Në Qytetin e Shkupit deri në orën 15:00, përqindja e votuesve që votuan është 31,16. Sipas komunave, në Aerodrom, dalja është 31,50 për qind, Butel 33,10, Gazi Babë 27,82, Gjorçe Petrov 30,11, Karposh 33,37, Kisella Vodë 31,58, Saraj 36,33, Qendër 34,40, Çair 35,30 dhe Shuto Orizare 21,99 për qind.

Deri më tani në KSHZ nuk ka mbërritur asnjë ankesë në lidhje me parregullsi dhe votuesit po e ushtrojnë të drejtën e tyre të votës pa asnjë pengesë.

Todorovska Aleksovska informoi se në vendvotimin 2607 në Karposh, është kaluar në votim me llambë UV, për shkak se ka pasur ngecje të SIM kartelës në pajisjen për indentifikim biometrik të votuesve. KSHZ-ja për këtë shkak mori vendim që në këtë vendvotim të vazhdojë votimi në mënyrën e vjetër. Ajo siguroi se qytetarët në atë vendvotim mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës pa asnjë pengesë dhe kujtoi se në zgjedhjet e kaluara ka pasur gjashtë raste të tilla. ls/ 

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR