• e diel, 22 dhjetor 2024

Dalin në shitje tri banesa dhe një garazh të Mijallkovit

Dalin në shitje tri banesa dhe një garazh të Mijallkovit

Shkup,  9 nëntor 2023 (MIA)  -  Tri banesa dhe një garazh në rrugën "Sllavejko Arsov" në Shkup, në pronësi të ish-drejtorit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijalkov, janë shpallur për shitje nga ana e Agjencisë për Menaxhimin me Pasuri të Konfiskuar.

"Me shpalljen e sotme për shitjen e katër patundshmërive nga ana e Agjencisë për Menaxhim me Pasuri të Konfiskuar, ndërsa me Vendimin e miratuar paraprakisht nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, vazhdon kthimi i parave në buxhetin e shtetit nga pasuria e konfiskuar të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov", informojnë nga Agjencia për Menaxhim me Pasuri të Konfiskuar. 

 Bëhet fjalë për tri banesa që ndodhen në rrugën "Slavejko Arsov", një prej 78m2, dy prej 73m2 dhe një garazh prej 30m2 në KO Qendër  2, të konfiskuara me aktgjykim të formës së prerë I KOK-PP nr.283/2022 nga Gjykata Themelore Penale Shkup.

 Me shitjen e këtyre katër patundshmërive në buxhetin e shtetit do të derdhen mjete në vlerë prej 20.316.663 denarë ose 330.350 euro.

Agjencia për Menaxhim me Prona të Konfiskuara në shtator  ka shitur gjithsej tri prona të konfiskuara nga Mijallkovi, në përputhje me aktgjykimit përfundimtar në rastin "Imperia".

 Në rastin "Imperia", Sasho Mijalkovi e pranoi fajin dhe ra dakord me Prokurorinë, ndërsa dënimi ishte tre vjet burg dhe konfiskim të pasurisë në vlerë prej rreth 30 milionë euro, mes të cilëve 25 banesa dhe parcelën pranë hotelit Meriot.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR