• e hënë, 23 dhjetor 2024

Daçiq: Propozimi francezo-gjerman vjen nga fakti se Kosova është e pavarur

Daçiq: Propozimi francezo-gjerman vjen nga fakti se Kosova është e pavarur
Beograd, 11 nëntor 2022 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq,  sot deklaroi se bazat e planit francezo-gjerman për Serbinë janë të papranueshme sepse plani fillimisht nis nga fakti se Kosova është e pavarur, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi. Zëvendëskryeministri serb tha se Serbia nuk mund të mbështesë një zgjidhje politike se si duhet të duket Kosova si shtet i pavarur nëse për të nuk zgjidhet çështja e pavarësisë. "Vendimet tona për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë direkt dhe indirekt kanë ndikim në pozicionin tonë në raport me Kosovën, nëse e bëjmë këtë do të zemërojmë pak miqtë tanë tradicional", tha Daçiq duke qenë mysafir në TV Pink. Daçiq mbrëmë duke qenë mysafir në  Euronjuz Serbi ka shpjeguar pak më shumë qëndrimin e Serbisë për propozimin francezo-gjerman, që nis nga fakti se Kosova është e pavarur. Synimi, shtoi ai, është që të vazhdohet sikur asgjë të mos kishte ndodhur, "dhe ajo që ka ndodhur është se marrëveshja e Brukselit është një shkronjë e vdekur". Ai deklaroi se llogaritja e Kurtit është “në megalomaninë e tij se marrëdhëniet globale janë të tilla që Serbia tani është në anën e gabuar" dhe me atë ai dëshiron t'i vërë disa shtete perëndimore në një situatë për të parë se si do të sillen. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR