• e martë, 26 nëntor 2024

Daçiq: Vendet tona janë të vendosura të forcojnë më tej marrëdhëniet për një të ardhme më të begatë për qytetarët

Daçiq: Vendet tona janë të vendosura të forcojnë më tej marrëdhëniet për një të ardhme më të begatë për qytetarët

Shkup, 16 shtator 2023 (MIA) - Aeromitingu i sotëm ajror, në të cilin përveç aviacionit të Maqedonisë dhe Serbisë, marrin pjesë edhe aviacioni civil dhe ushtarak nga Republika e Italisë, Greqisë dhe vendeve të tjera, është një tregues i qartë i interesit të shteteve, ekonomive dhe qytetarëve të këtyre vendeve për vendosjen e marrëdhënieve edhe më të mira të ndërsjella, por edhe për vetëdijen për përgjegjësinë e përbashkët në ruajtjen e paqes dhe sigurisë si parakusht për zhvillim të përshpejtuar ekonomiko-social, tha ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq në përkujtimin e 100 vjetorit të aviacionit të Maqedonisë që u zhvillua sot në aeroportin sportiv "Stenkovec" afër Shkupit.

"Shënimi i i 100 vjetorit të aviacionit të Maqedonisë në Shkup është një mundësi e mirë për të vënë në lëvizje të gjitha potencialet e pashfrytëzuara që padyshim ekzistojnë për zhvillimin e mëtutjeshëm, më gjithëpërfshirës dhe reciprokisht të dobishëm të marrëdhënieve tona. Dy vendet tona kanë marrëdhënie vëllazërore, si dhe bashkëpunim të shkëlqyer në kuadër të nismës Ballkani i Hapur dhe në forume të tjera rajonale", tha Daçiq.

Me ngjarjen e sotme, shtoi ai, do të dërgojmë një mesazh politik se vendet tona janë të vendosura për të forcuar më tej marrëdhëniet për një të ardhme më të begatë për qytetarët tanë. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR