• e hënë, 23 dhjetor 2024

Daçiq: Maqedonia e Veriut kërkoi ndihmë për shuarjen e zjarreve

Daçiq: Maqedonia e Veriut kërkoi ndihmë për shuarjen e zjarreve

Beograd, 15 korrik 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, sot deklaroi se përmes telefonit ka arritur një kërkesë për ndihmë nga Maqedonia e Veriut  për shkak të numrit të madh të zjarreve që kanë shpërthyer në territorin e atij vendi, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

"Nuk e kemi marrë ende zyrtarisht, por kemi biseduar në telefon. Kërkuan nga Maqedonia e Veriut që t'i ndihmojmë për të shuar zjarrin. Kërkesa të ngjashme ka edhe nga Republika Serbe. Mendoj se kemi kapacitete të mjaftueshme për të ndihmuar në të dy vendet në të njëjtën kohë, në aksionin humanitar për shuarjen e zjarreve", tha Daçiqi.

Daçiq theksoi se Serbia do të dërgojë helikopterë për të shuar zjarrin dhe shtoi se nuk dëshiron që kjo të vlerësohet si dërgim të helikopterëve me qëllim të arritjes së dominimit ushtarak.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje shpalli gjendje të krizës për shkak të numrit të madh të zjarreve, ndërsa u vendos që gjendja e krizës të zgjasë 30 ditë për shkak të valës së të nxehtit. Zjarret më të mëdha janë në afërsi të Negotinës dhe malit Serta.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 17 zjarre, ndërsa nëntë janë ende aktive dhe janë duke u shuar me aeroplanë dhe helikopterë që nga mëngjesi i sotëm.

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se së shpejti në luftën kundër zjarreve do të ketë ndihmë nga Serbia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Turqia. 

"Po luftojmë me zjarret e shkaktuara nga vala e të nxehtit. Jemi në komunikim intensiv me disa shtete mike nga të cilat presim ndihmë për shuarjen e zjarreve në kuadër të mundësive të tyre", ka njoftuar Mickoski në Fejsbujk. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR